E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë faji ka Ermali, pse Linda bën këngë me çifteli dhe e dëgjojnë, ndërsa Ramën e votojnë
Sot

Çfarë faji ka Ermali, pse Linda bën këngë me çifteli dhe e dëgjojnë, ndërsa Ramën e votojnë

Viti i Ri…
Histeria kolektive ndaj Ermal Mamaqit për intervistën me Edi Ramën, mendoj realisht se e kaluar cakun dhe si i tillë duhet të marrë fund. Ermal Mamaqi nuk është as Lulzim Basha që shkoi e bëri 2 vjet më parë koalicion me Edi Ramën, e as Monika Kryemadhi që qendroi bashkë me t’shoqin e parti plot 4 vjet në një çanak me të ftuarin e një nate të Ermalit. Ja këto drama me pasoja të rënda i harrojmë kollaj ne. Këto mënxyra politike bëjmë sikur nuk kanë ndodhur dhe më pas i turremi Xingut të Ermalit me shpresën se po bëjmë Royal Flush në diskursin tonë publik me teorinë e gomarit dhe samarit. Pse kjo qenka? Pse kështu do e ndërtojmë ne diferencën mes nesh dhe atyre që po e qelbin këtë vend. Më fal po çfarë u dashka të bëjë Ermali që ne ti themi “aaaa kshu po, tani je si ne”, kur Edi Rama është razi me dalë edhe në vrimën e tualetit tonë, boll që ta kemi parasysh. Ermal Mamaqi ka një emision në të cilen fton dhe trajton njëlloj si Linda Morinën (per të cilën më besoni nuk kam as më të voglin përcmim) ashtu edhe Edi Ramën. Të dy në mënyrat e tyre nuk e kanë për gajle që të dalin para publikut si njëra me çifteli ashtu edhe tjetri me tespi. Ermali nuk ka firmosur kontratë publike se do të servirte para nesh në emisionin e tij “standardin”. Edhe sepse, fundja Edi dhe Linda (jo Rama) janë “standardi” më i epërm muzikor e politik që kemi. Njërën e dëgjojnë, tjetrin e votojnë. Ku qëndron problemi këtu? Në fund e paska fajin Ermali?!… A nuk duket pak si dritëshkurtësi në fund të ditës dhe ne fillim të vitit?!… Prandaj është mirë që të qetesohemi pak e të marrim frymë thellë. Zgjedhjet lokale dhe ato të parakohëshme në Qershor janë, aty tregojeni veten mos i bini në qafë Ermalit.
p.s…Gëzuar e për shumë vjet arsyen 🙂

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.