Çfarë kërkon botuesi Dabulla te shtëpia e Erion Veliajt kur po kontrollohej nga BKH?
Teksa agjentët e BKH-së kanë kontrolluar mëngjesin e kësaj të premtejw banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për llogari të një procedimi penal të nisur ndaj tij në SPAK, për hetim pasuror.
Por, persona të dyshimtë janë shfaqur për rreth banesës së kreut të Bashkisë së Tiranës.
Fotot e siguruara nga Syri.Net, tregojnë Albi Dabullën, botuesin e gazetës ‘Dita’, teksa survejon nga jashtë, ambientet e banesës së kryebashkakut Erion Veliaj.

I shoqëruar dhe nga një person tjetër, Dabulla duket sikur është në merak dhe po vëzhgon operacionin e kontrollit të banesës së Veliajt nga agjentët e BKH-së.

Por pyetja që shtrohet me të drejtë edhe për publikun, është se çfarë kërkon botuesi Albi Dabulla te shtëpia e kryebashkaikut, Erion Veliaj kur po kontrollohej nga Byroja Kombëtare e Hetimit?
Ka qenë vetë SPAK që ka konfirmuar kontrollin e pronave të Erjon Veliajt dhe familjarëve, por pa dhënë informacione të mëtejshme, për shkak se sipas prokurorëve, hetimet janë në zhvillim.
Ndaj Erioon Veliajt në SPAK, janë 3 dosje, që lidhen me hetimin pasuror, aferën e inceneratorëve dhe skemën korruptive të “5D”.
Ndërkohë, konfirmohet se veprimet e kësaj të premteje janë në kuadër të hetimit pasuror të Erion Veliaj, vëllait të tij Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe nënës së kryebashkiakut, hetime që drejtohen nga Prokurori i Posaçëm Olsi Dado.
Veliaj njihet si financues i shumë mediave në Tiranë të cilat hera – herës i përdor jo vetëm për të mbrojtur veten e tij por i ndërsen edhe ndaj Edi Ramës.
Disa prej këtyre portaleve e cilësuan “fake news” lajmin e kontrollit të pronave të Veliajt dhe familjarëve të tij./ Syri.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


