Çfarë po ndodh mes Tunës dhe Patrisit?
Në ditët e sotme rrjetet sociale janë kthyer në mjete shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Dhe nëse nuk jemi miq në jetën virutale, zor se jemi në atë të vërtetë. Të paktën kështu ndodh përgjithësisht.
Por, kur më parë e kemi dikë mik dhe më pas e fshijmë nga lista, ky nuk është një sinjal shumë i mirë.
Një gjë e tillë ka ndodhur me Tunën, e cila ka fshirë nga llogaria e vetë, Patrisin, partnerin me të cilin ka edhe një djalë.

Ndërkohë, Patrisi nuk ka bërë të njëjtën gjë me Tunën.
Ose ai nuk i kushton aq shumë rëndësi Instagram-it, ose këngëtarja ka dashur të provokojë mediat. Ajo çka dihet me siguri, është që Tuna ngriti shumë pikëpyetje, me një veprim të vetëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


