E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pret Erion Veliaj?  Të vdesin njerëz që t’ia heqë licencën e Unazës oligarkut të farmaceutikës Nadir Çausholli?!
Sot

Çfarë pret Erion Veliaj? Të vdesin njerëz që t’ia heqë licencën e Unazës oligarkut të farmaceutikës Nadir Çausholli?!

“Fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”-ishte reagimi i Veliajt për aksidentin e rëndë ndodhur dje tek “Shallvaret” ku një autobus i linjës së Unazës mori para një varg makinash duke rrezikuar seriozisht jetën e një kalimtareje.

Nga pamjet e videove që kanë qarkulluar në rrjet, duket se si një vajzë, e cila po qëndronte në stacionin e autobusit i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes nga automjeti tip “Porsche” duke u larguar me vrap, pavarësisht se mjeti e ka prekur.

Ka qenë Erion Veliaj i cili pak kohë më parë i ka falur licencën e linjës së Unazës oligarkut të farmaceutikës Nadir Çausholli.

Ky i fundit reklamon në pjesën e pasme të autobusëve të tij, me banera gjigantë, ilaçet e linjës së farmaceutikës që ka në pronësi, të mbushur me tendera në shëndetësi nga Ogerta Manastirliu. Duket se i vetmi funksion që kryejnë autobusët e Çaushollit është vetë-reklamimi pasi aksidenti i djeshëm shënon dështimin e dytë të kësaj linje në transportin e qytetarëve të Tiranës dhe vendin e parë si linja më e rrezikshme për mjete, udhëtarë e kalimtarë.

Ka qenë vetë kryebashkiaku i cili ka promovuar autobusët jeshilë të cilët i shiti si inovacion për kryeqytetin, e vetëm pak muaj më pas shprehur dëshirën që njërin prej tyre ta kthente në “instalacion” tek Lana pasi ngeci në mes gjatë një aksidenti të frikshëm që fatmirësisht nuk mori jetë njerëzish.

E njëjta ngjarje me autobusët e së njëjtës linjë ndodhi ditën e djeshme ku u shënuan 10 të plagosur e dëme disa miliona lekë në mjete të cilat u goditën nga autobusi i Green Line në pronësi të Nadir Çaushollit.

Teksa oligarku me autobusët e tij rrezikon jetën e qytetarëve të Tiranës çdo ditë, Erion Veliaj mjaftohet duke nënkuptuar “shyqyr u mbyll me kaq dhe nuk pati pasoja në jetë njerëzish”.

A pret Erion Veliaj të vdesin njerëz e më pas t’ia heqë licencën oligarkut të farmaceutikës Nadir Çausholli?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.