E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet nga samiti i G7 në Gjermani
Bota

Çfarë pritet nga samiti i G7 në Gjermani

Nga James Landale, BBC

Ky samit ka një axhendë të gjerë, që nga trajtimi i ndryshimeve klimatike deri te ndihma e vendeve më të varfra me infrastrukturë. Por Ukraina vazhdon të dominojë.

Udhëheqësit e G7 pritet të ofrojnë më shumë mbështetje dhe sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Por edhe Boris Johnson- një nga mbështetësit më të zëshëm të Volodymyr Zelensky-t, e pranon se mbrojtja e sovranitetit të Ukrainës ka pasoja të rënda për pjesën tjetër të botës, veçanërisht te kostot në rritje të ushqimit dhe energjisë.

Kjo është arsyeja pse liderët e Afrikës së Jugut, Indonezisë, Indisë dhe Senegalit janë ftuar të bashkohen në samit sot, për të diskutuar se çfarë mund të bëhet më shumë për të trajtuar inflacionin global.

Një ide që po shqyrtohet është kufizimi i çmimit të naftës ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.