Cfarë profesionesh kanë pasur më përpara liderët botërorë?
Nga fermer, roje e piktor, te pastrues e shitës
Përpara se të arrinin majat e pushtetit dhe të shndërroheshin në figura kyçe të politikës globale, shumë prej liderëve më të njohur botërorë kanë pasur profesione krejtësisht të ndryshme nga ato që i njohim sot. Rrugët e tyre drejt udhëheqjes kanë kaluar përmes punëve të zakonshme, zanateve modeste apo profesioneve artistike e sportive.
Kjo listë e plotë hedh dritë mbi të shkuarën profesionale të disa prej udhëheqësve dhe ish-liderëve botërorë, duke treguar se pushteti nuk ka gjithmonë një rrugë lineare dhe se shumë prej tyre kanë ardhur nga sfonde krejt të papritura.
Punët e kaluara të udhëheqësve dhe ish liderëve botërorë:
Nicolas Maduro (Venezuela) – Shofer autobusi
Donald Trump (SHBA) – Pasuri të paluajtshme
Narendra Modi (Indi) – Shitës çaji
Bola Tinubu (Nigeri) – Kontabilist
Imran Khan (Pakistan) – Kriketist
Vladimir Putin (Rusi) – Agjent/Spiun
Volodymyr Zelensky (Ukrainë) – Komedian
Benjamin Netanyahu (Izrael) – Ushtar
Barack Obama (SHBA) – Shitës akullore
Recep Erdogan (Turqi) – Shitës limonate
George ëeah (Liberi) – Futbollist
Angela Merkel (Gjermani) – Farmaciste
Edi Rama (Shqipëri) – Piktor
Tony Abbott (Australi) – Prift praktikant
Boiko Borisov (Bullgari) – Truproje
Justin Trudeau (Kanada) – Roje sigurie
Stephen Harper (Kanada) – Asistent postar
Ivo Josipovic (Kroaci) – Kompozitor muzike
Nicolas Sarkozy (Francë) – Pastrues
Jimmy Morales (Guatemalë) – Komedian
Johanna Sigurdardottir (Islandë) – Stjuardesë fluturimi
Michael Higgins (Irlandë) – Kamarier
Silvio Berlusconi (Itali) – Këngëtar
Ellen Johnson Sirleaf (Liberi) – Farmaci
Dalia Grybauskaite (Lituani) – Punëtore fabrike
Andy Rajoelina (Madagaskar) – DJ
Khaltmaagiin Battulga (Mongoli) – Mundës
Jens Stoltenberg (Norvegji) – Gazetar
Dmitry Medvedev (Rusi) – Pastrues rrugësh
Borut Pahor (Slloveni) – Model
Adama Barroë (Gambia) – Roje sigurie
Boris Johnson (Britani) – Gazetar
Joe Biden (SHBA) – Punëtor mirëmbajtjeje
Tabare Vazquez (Uruguai) – Onkolog
Papa Françesku (Vatikan) – Roje shërbimi në klub nate
Nelson Mandela (Afrikë e Jugut) – Avokat
Shinzo Abe (Japoni) – Punëtor në uzinën e çelikut
Michelle Bachelet (Kili) – Pediatre
Moon Jae-in (Koreja e Jugut) – Avokat i të drejtave të njeriut
Cristina Fernandez de Kirchner (Argjentinë) – Avokate
Dilma Rousseff (Brazil) – Luftëtare guerilas
Alexis Tsipras (Greqi) – Inxhinier civil
Jacinda Ardern (Zelanda e Re) – Këshilltare politike
Mark Rutte (Holandë) – Mësues
Enrique Peña Nieto (Meksikë) – Avokat
Mariano Rajoy (Spanjë) – Regjistrues pronash
Salman bin Abdulaziz (Arabi Saudite) – Zëvendësguvernator
Saddam Hussein (Irak) – Organizator partie Ba’ath
Hassan Rouhani (Iran) – Klerik
Prayut Chan-o-cha (Tajlandë) – Oficer ushtrie
Xi Jinping (Kinë) – Fermer
Andrzej Duda (Poloni) – Avokat
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



