Çifti i famshëm drejt divorcit
Kim Kardashian dhe Kanye West, janë ndër personat më të njohur në botë, prej jetës luksoze që bëjnë. Pak kohë më parë, Kim realizoi festën e foshnjes që do vijë shumë shpejt në jetë, të cilën e kanë bërë me një nënë surrogate.
Ndërkohë, po qarkullojnë fjalë se marrëdhënia e tyre, do përfundojë në divorc menjëherë sapo të lindë fëmija. Thuhet se Kim, ka vendosur që fëmijën e tretë do ta rrisë e vetme, pa ndihmën e bashkëshortit.
Një burim për “The Star”, tregon se kriza mes tyre nisi që prej problemeve shëndetësore të Kanye rreth ndryshimit të humorit.
Kim e ka vuajtur shumë këtë pjesë, prandaj kërkon që të divorcohet nga ai, edhe pse vazhdon ta dashurojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


