Cipas thotë publikisht se kemi ndarje me Shqipërinë për çeshtjen e minoritetit grek
Juxhin Çela
Thjesht fakti qe per minoritetin etnik grek ne Shqiperi mendon se ka te drejte te negocioj shteti i Greqise eshte nje akt agresiv dhe irredentist pasi kjo popullsi i perket grupit etno-kulturor qe flet gjuhen greke por jane shtetas shqiptare dhe shteti i cili kujdeset per interesat/mireqenien e tyre eshte ai ne te cilin perkasin dhe ai eshte shqiptar.Akoma me shume pastaj kur ne nuk kemi nje dhunim ose deshtim te realizimit te interesave juridike per kete popullsi, gezon absolutisht te njejta te drejta juridike dhe shpesh gezojne me te drejte privilegje juridike ne raport me pjesen tjeter si nje pakice e cila nuk eshte e drejte te asimilohet dhe te vdesi, siç ka vdekur gjuha shqipe te nje grup kolosal te arvanitasve ne Greqi, eshte vrare perveç gjuhes edhe identiteti etno-kulturor i ketij grupi duke u ndaluar rruge tjeter veçse asimilimit ose greqizimin absolut te kesaj popullsie.
Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane dhunuar apo diskriminuar asnjehere dike per shkak te ngjyres, religjonit apo gjuhes, harmonia mes minoriteteve dhe pluralizmit ishte identiteti i rrugeve/rrugicave ne Shqiperi perhera dhe nuk ka asnje arsye te hamendesohet se kjo do te ndryshoj qe Greqia te nisi politika te tilla agresive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



