E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CNN-Trumpit: ”S’është puna jonë të përfaqësojmë Shtetet e Bashkuara në botë….
Bota

CNN-Trumpit: ”S’është puna jonë të përfaqësojmë Shtetet e Bashkuara në botë….

Rrjeti amerikan informativ, ”CNN” ka reaguar një ditë pas sulmeve të Presidentit Trump.

“Nuk është puna e ”CNN”-it të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë. Është e jotja. Puna jonë është të raportojmë lajmin. #Faktet të parat”,- është përgjigjur ”CNN”-i në ”Twitter”.

Sipas kritikut të njohur të mediave “Baltimore Sun”, David Zurawik kjo është një nga mënyrat që Trump ka përdorur për t’i lënduar në botë.

“Kjo është një tjetër mënyrë që Trump na lëndon në botë”,- tha Zurawik për “Reliable Sources” të ”CNN”-it.

Një tjetër person që  ka dalë në mbrojtje të mediave amerikane është edhe ish-drejtori i FBI-së, James B. Comey. Duke përdorur citimin e Thomas Jefferson të shkruar më 28 janar 1786, në letrën nga Parisi për  mjekun James Currie, Comey thotë në ”Twitter”:

“Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe kjo nuk mund të kufizohet pa u humbur!”

Kujtojmë se James B. Comey u pushua nga puna në muajin maj të këtij viti nga presidenti Donald Trump.

Presidenti Trump ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme rrjetet prestigjoze informative amerikane ”CNN”, ”The Washington Post” dhe ”The New York Times”, duke i cilësuar ato si shpërndarëse të lajmeve të rreme.

Por çfarë deklarate e Trump-it nxehu kaq shumë gjigantin mediatik?!

“”FoxNews” është shumë më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara se sa ”CNN”, por jashtë Amerikës. ”CNN International” është ende një burim i rëndësishëm i lajmeve (të rreme), dhe ato përfaqësojnë kombin tonë në botë shumë dobët. Bota nuk e sheh të vërtetën përmes tyre!”-  shkroi Trump-i ditën e shtunë në ”Twitter”.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.