Çollaku nga Vlora: Të fala “turizmit”!
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët indinjohen me shërbimin që ofrohet në zona të ndryshme turistike në vend. Është për të ardhur keq ,por është pikërishtë ky fakt që bënë shumë persona që ta përbuzin turizmin në shqipëri ,ashtu si shtetasit e huaj dhe vendasit.
Përvec cmimeve të kripura në këtë sezon veror duhet të përballesh dhe me “arrogancën” që të serviret falas kudo që ndodhesh në zonat bregdetare qoftë ai restaurant,bar,hotel ,supermarket madje dhe parking automjetesh.
Një fakt të tillë e ka bërë publik në rrjetin social facebook z.Kreshnik Çollaku ,kreu i departamentit per politikën e jashtme në partinë Demokratike.
“Ora 7.30 ne Vlore, pas dy oresh udhetim nga Tirana ndaloj per nje kafe buze detit ne Uje te Ftohte.
Afrohet kamarieri,pak turi varur,por meqe ben sikur me njeh me ben dhe favorin pranon te me sjelle kafen,dhe thote- “nuk besoj do vonohesh shume se kam klientet e hotelit dhe e dua te lire tavolinen”.
Te fala Turizmit”, shkruan në statusin e z.Çollaku
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



