Coronavirus: 10 ditë për të ndërtuar spitalin,
Pamjet në kohë të marra nga lart tregojnë ndërtimin e spitalit Huoshenshan në qytetin Wuhan, i cili është ndërtuar për t’u marrë me kurimin e pacientëve me coronavirus.
Sipas autoriteteve kineze, ndërtimi filloi në 24 janar, për spitalin që duhet të hapet më 3 shkurt.
Rreth 300 njerëz kanë humbur jetën nga virusi deri më tani, dhe rreth 14,000 janë të prekur aktualisht.
Fotografia ajrore e marrë në fund të javës së kaluar tregoi rreth 60 gërmues që pastrojnë vendin, ndërsa transmetuesi shtetëror CGTN tregoi pamjet live të punës që përparon ditë-natë për të ndërtuar spitalin.
Spitali i karantinës po ndërtohet duke përdorur elemente të parafabrikuara dhe pritet të hapet më 3 shkurt, 10 ditë pas fillimit të ndërtimit. Dizajni i tij thuhet se bazohet në Spitalin Xiaotangshan që u ndërtua brenda një jave në Pekin gjatë shpërthimit të SARS në 2003.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



