E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CRISTIANO RONALDO ARRIN 650 GOLA NË KARRIERË
Sport

CRISTIANO RONALDO ARRIN 650 GOLA NË KARRIERË

650 gola në karrierë, Ronaldo vazhdon të lë gjurmë në botën e futbollit.

Cristiano Ronaldo ka realizuar sërish, kësaj radhe në derbin e Madridit kundër Atleticos, që përfundoi 1-1, e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Ky ishte goli i 650 i portugezit në karrierë me Manchester United (118), Sporting Lisbona (5), Real Madrid (446) e Kombëtaren e Portugalisë (81).

Ronaldo gjithashtu realizoi golin e 20 në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me mesatare 2 gola për ndeshje – kjo e dëshmon më së miri formën fantastike nëpër të cilën po kalon portugezi.

Goli kundër Atleticos ishte i 40-ti këtë sezon për portugezin në 37 ndeshje, i pari që e arrin këtë edicion, duke kaluar Lionel Messin, që me het-trikun kundër Leganes shkoi në 39 finalizime deri më tani.

Ky është sezoni i tetë me radhë që Ronaldo shënon së paku 40 gola me fanellën e Realit, sezoni më i mirë është ai më 2014/15, ku kishte realizuar 61 gola.

Leo Messi tashmë ka shënuar 8 sezone së paku 40 gola (rekordin e mban më 2011/12 me 73 gola) dhe duke parë që kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund, kjo shifër do të kalohet nga argjentinasi, i cili do të jetë i pari me 9 sezone me së paku 40 gola në të gjitha garat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.