E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh (VIDEO)
Lajme

Dalin pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë publike momentet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në zonën e Borshit, gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Metodat”.

Aksioni policor u realizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një pune të gjatë hetimore për të gjurmuar vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjatë ndërhyrjes, në flagrancë u arrestua edhe një 46-vjeçar nga Saranda, ndërsa një shtetas italian 70-vjeçar u procedua në gjendje të lirë, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

Sipas burimeve zyrtare, Habilaj ishte lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij. Në momentin e kapjes, ai kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke mbajtur kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Operacioni konsiderohet një tjetër goditje ndaj personave në kërkim ndërkombëtar dhe strukturave kriminale që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.