Dash Shehu akuzon: Po rivendoset kufiri i vizave, Evropa po na rrethon”
Deputeti Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së me tone të forta ka folur sot në foltoren e Kuvendit, duke lëshuar akuza të forta, jo vetëm për përfshirje të policisë në trafik e kultivim droge, por edhe për kthimin e një pjese të shtetit në vetë mafie.
‘Në Lazarat droga është mbjellë me dëshirën dhe nën kontrollin e policisë, por tani është mbjellë me dëshirën dhe kontrollin e kësaj policie, por do mjaftonin dy raste, kemi kap 2 avion që janë rrëzuar, bëj hesap kur kanë rënë dy 500 kanë fluturuar. Nëse sot mburremi që skam ë drogë të mbjellë sigurisht që s’ka, se u mboll me hektarë sikur ishte misër, fshatarët tanë s’janë budallenj, aty ka drogë të eksportojnë edhe 2 vjet të tjera. Ka raste si ky yni kur një pjesë e shtetit bëhet mafie vetë. Duhet të shkëpusim lidhjet e policisë me qarqet kriminale që vijnë nga politika”- tha ai.
Sipas Shehit, u deshën përgjimet që shqiptarët të merrnin vesh “që ministri ynë qenka tufë me mafien, çunat e policisë do ishin duke u lavdëru, por i përgjuan dhe morëm vesh për herë të parë që çunat dhe shefat e çunave qenkan deri në fyt. Edhe kur u hoqën na doli ish ministri i brendshëm me spaletat e shtetit mbanin tabela që të rrojë ministri i PS ca suksesi pati ky, ku ka bërë vaki që ministri të hiqet si i dyshuar e të dalin në oborr të shkollës policisë me spaletat e shtetit policët për ta mbrojtur”.
Duke iu përgjigjur deputetes së PS-së, Spiropali, ai theksoi se “Asnjë prej nesh nuk do ta shohi vendin mafie, që kur të kalojmë kufirn të na ndalojnë, por ja që po ndodh, nuk na ndodh në kufirit Austri -Gjermani, ta kalosh Ballkanin është kalvar, se dyshimi është permanent për makinën me targë shqiptare. Në 2013 ne me Britaninë kishim 3 oficerë, sot kemi 8; Me Francën kishim 1, tashti janë bërë 4 kontrollojnë shqiptarët e shkretë drogaxhinjtë dhe hallexhinjtë; Me Gjermanët kishim një oficer në Kosovë e kanë prurë këtu, po rivendoset kufiri i vizave. 24 oficerë Frontexi, Europa po na rrethon edhe falë zotit se mund të na rrethonin gjëra më të zeza. Marrëveshja me Frontex është bërë politike, jemi në syrin e Evropës”-tha Shehi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



