E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del shifra që do të paguajë Real Madridi për blerjen e Luka Jovic
Sport

Del shifra që do të paguajë Real Madridi për blerjen e Luka Jovic

Operacioni i transferimit të Luka Jovic te Reali i Madridit është mbyllur me sukses, teksa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.

“Sky Sport Deutschland” njoftoi arritjen e akordit me Frankfurtin për transferimin e sulmuesit serbo-boshnjak për shifrën e 60 milionë eurove.

Lojtari ka arritur një akord për 5 vite me Realin, nga i cili do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Zyrtarizimi i futbollistit do të bëhet javën e ardhshme, pasi Frankfurti të ketë luajtur edhe ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Bayern Munchen, vendimtare për kualifikimin në Champions.

21-vjeçari do të bëhet blerja e dytë e Realit pas asaj të qendërmbrojtësit Militao.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.