E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del VIDEO/ Pamje të rënda, si u ekzekutua biznesmeni
Bota

Del VIDEO/ Pamje të rënda, si u ekzekutua biznesmeni

Këto janë pamjet e plota të vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç krim i ndodhur pak ditë më parë në Athinë.

Shtypi grek ka shkruar edhe më parë për këtë ngjarje, ndërsa ata bëjnë të ditur se Janis Makris njihej si bosi i mafias në Australi dhe ishte i përfshirë në trafiqe të shumta.

Nga ana tjetër, mediat australiane duke shkruar për këtë ngjarje kanë bërë të ditur se dyshohet se vrasësi me pagesë dyshohet të jetë një shqiptar.

Nga hetimet e policisë greke dyshohet se Makris mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave të drogës në Athinë.

Në pamje duket se si një person i afrohet me një pistoletë me silenciator dhe e qëllon. Makris del nga makina, por vrasësi e arrin dhe e ekzekuton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.