E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Delegacioni i BE flet për votime jo për zgjedhje, apel politikës: Të tregohet vetëpërmbajtje e të shmanget retorika nxitëse
Bota

Delegacioni i BE flet për votime jo për zgjedhje, apel politikës: Të tregohet vetëpërmbajtje e të shmanget retorika nxitëse

Delegacioni i BE në Tiranë, ndërsa flet për votime dhe jo për zgjedhje, ka bërë thirrje që shmanget dhuna më 30 qershor dhe që votimet të kryhen në mënyrë të rregullt.

Në një deklaratë, BE thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe se është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politik për të siguruar që votimet të mos pengohen.

 

be-1

Më tej, BE i ka bërë thirrje edhe palëve politike që të ulen në dialog dhe të shmangin retorikën nxitëse.

Deklarata e plotë:

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimin që do të bëhet më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e qetë dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhet të mbahen këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm ose ndonjë formë nxitjeje për dhunën është absolutisht e papranueshme në asnjë rrethanë. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse. Procesi i votimit do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që të përqëndrohen përpjekjet e tyre në ruajtjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformës në rrugën e saj të integrimit në BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.