E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i gazetarit : Tenderat, pompë thithëse për lekët e buxhetit
Sot

Denoncimi i gazetarit : Tenderat, pompë thithëse për lekët e buxhetit

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar në lidhje me tenderat e Ministrisë së Turizmit për aktivitin e Forumit Ndërkombetar te Turizmit.

Sipas Tomorrit, do të bëhet aheng me paratë e popullit.

Statusi  e plotë e Klodian Tomorrit

Para një muaji Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri një tender për të promovuar zonat e 100 fshatrave me evente kulturore, sportive, kulinarie. Kompania fituese do vendosë bokse, fonira dhe televizore nëpër aktivitetet ku këta të propagandojnë investimet që kanë bërë nëpër zonat e ndryshme.

Aktivitetet do jenë me saze dhe me të ngrënë. Do hane keta mire aty, mish, sallate, gjize. Do pine dhe vere e raki. Populli do paguaje 1 miliarde e gjysme leke te vjetra.

Sot Ministria e Turizmit ka shpallur nje tender tjeter per aktivitetin e Forumit Nderkombetar te Turizmit. Edhe ky do jete si ai i Fondit te Zhvillimit. Do vihen bokse, fonira dhe video ku te reklamohet Shqiperia. Aktiviteti do jete me te ngrene e me te pire. Do shqepen me qengja dhe pula. Populli do te paguaje 380 milione leke.

Ne fund kemi dhe Bashkine e Tiranes. Lali ka disa nga keta tenderat keshtu. Diku 200 milione, diku tjeter 800 milione per keshtu gjerash me fonira, video dhe bokse.

Keto tendera po behen nje pompe shume e madhe thithese per leket e buxhetit. Tani cfare ka pas tyre? Keta kane krijuar nje grup kompanish, qe merren me keto punet e ahengjeve dhe propagandes. Shikojini te gjitha kompanite. Jane njerezit e ketyre qe i kane. Dhe  permes ketyre tenderave cojne leket e buxhetit neper kompanite e tyre.

Mjeket neper spitale i kane lene si ne gjendje lufte. Kurse leket i cojne neper ahengje. Si ai qe lan te ndenjurat me kos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.