E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Deputeti Gent Strazimiri: Bravo çunat e qeverisë, sapo kanë “vrarë” një ish- koleg

Përmes aksit të përgjakur, asnjë ambulancë nuk ka mbetur e bllokuar, sepse asnjë nga burrat e “shoqeve” nuk është sëmurë ndërkohë, pasi PARTIA nuk kishte nevojë sot…


Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Durrësit, ku pas një atentati humbi jetën ish- efektivi i policisë Ervin Dalipaj dhe shoku i tij Juxhin Dauti.

Strazimiri hedh akuza të forta nga shtetit dhe policisë, duke thënë se rrugët këtë herë nuk i bllokoi opozita, pro “qeveria që deshët” dhe “çunat” që vranë një ish- koleg.

Reagimi i Strazimirit ne FB

Është bllokuar prapë qarkullimi në një prej akseve më jetike të vendit!

E ka bllokuar një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…jo opozita…

“Qeveria që deshët” dhe “Bravo çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg që “po e kërkonin që të fliste por … nuk e gjenin dot…”!

Sapo “e gjetën”…por ai prapë nuk flet dot…

Përmes aksit të përgjakur, asnjë ambulancë nuk ka mbetur e bllokuar, sepse asnjë nga burrat e “shoqeve” nuk është sëmurë ndërkohë, pasi PARTIA nuk kishte nevojë sot…

Gjthss “rendi dhe siguria publike nuk janë cenuar”, sepse ligji “Për Tubimet” sot nuk është shkelur…

Kaq!!!

BLLOKONI “QEVERINË” KUDO QË JENI!

ËSHTË MË E SHËNDETSHME SE TË NA BLLOKOJË TË GJITHËVE GJAKU QË QEVERIA DERDH “ME LIÇENCË”!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.