E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD për Erion Veliajn :  ‘Griseldi i Tiranës’ rriti  taksat, qytetarët do turbullohen…
Sot

Deputeti i PD për Erion Veliajn : ‘Griseldi i Tiranës’ rriti taksat, qytetarët do turbullohen…

Shpërthen deputeti i PD: Sa turbullime do i shkaktojë qytetarëve ‘Griseldi i Tiranës’ me rritjen e taksave...

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar përmes një komenti në rrjetet socialepadinë që Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka depozituar në gjykatë kundër anëtarit të këshillit bashkiak të PD-së, Akil Kraha. Ky i fundit denoncoi pak ditë më parë rritjen e taksave për qytetarët pas miratimit të buxhetit të bashkisë për vitin që sapo ka hyrë 2018. Por ky denoncim i ka shkaktuar Veliajt një turbulencë shpirtërore dhe në këto kushte kërkon dëmin moral që i është shkaktuar.

“Ditën ku t’u vijë fatura me çmimin e ri, sa “turbullime të gjendjes shpirtërore”, “shqetësime gastro-intestinale” (për shkak të vaktit që duhet të heqin për të paguar faturën Griseldit), “taki-kardi”, “hyper-tension” (pensionistësh që aq sa fatura marrin në muaj) do shkaktohen?”, shkruan Strazimiri në një postim në rrjetin social.

Komenti i Strazimirit

Në vitin 2009, Gramoz Ruçi ankohej se zgjedhjet nuk i humbën por ia kishte vjedhur me presion … Aldo Bumçi ????!!!!

“Atëbotë”, Gramozi nuk ankohej se presioni i të tmerrshmit Aldo Bumçi i kishte shkaktuar “turbullim të gjendjes shpirtërore”, “andaj” mesa duket nuk e paditi për dëm moral…????

Mirëpo, telashet nuk paskan të sosur!

Griseldi i Tiranës, “që në krye të herës” qenkësh shqetësuar dhe “turbulluar shpirtërisht”, sepse i tmerrshmi Akil Kraja, deputet i Parlamentit të Tiranës, ka njoftuar qytetarët se në 2018 do i paguajnë Bashkisë më shumë se ç’paguajnë për dritat…????????

Pyetja është:

Ditën ku t’u vijë fatura me çmimin e ri, sa “turbullime të gjendjes shpirtërore”, “shqetësime gastro-intestinale” (për shkak të vaktit që duhet të heqin për të paguar faturën Griseldit), “taki-kardi”, “hyper-tension” (pensionistësh që aq sa fatura marrin në muaj) do shkaktohen?

…se nuk janë të gjitha mamat “nikoq*re” që të përballojnë me pension edhe bukën, edhe ilaçet, edhe dritat, edhe ujin, edhe…dasmën në kala…

Ta kam llafin s’janë të gjitha “shoqe”…????

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.