E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Sinaj përplaset me Bardhin:  Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjellësh gjithë jetën
Uncategorized

Deputeti Sinaj përplaset me Bardhin: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjellësh gjithë jetën

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka nisur me debate dhe akuza mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Replikat:

Vullnet Sinaj: Nuk i ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk të toleroj. Unë s’kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm.

Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjellësh tërë jetën do e tregojë historia punën tendë.

Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit.

Na thuaj edh e lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën.

Vullnet Sinaj: Skam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gënjeshtar dhe shpifës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.