E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Flutura Açka dha dorëheqjen pasi e shkarkojnë
Lajme

Deputetja Flutura Açka dha dorëheqjen pasi e shkarkojnë

Deputetja Flutura Açka njoftoi këtë të enjte për largimin nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit.

Ajo deklaroi se po jepte dorëheqjen për shkak të përplasjes së saj me grupin e PD-së dhe pas miratimit të draftit për Reformën Zgjedhore në Komisionin e Ligjeve.

Flutura Açka është shkarkuar 3 ditë më parë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit, me një vendim të datës 22 korrik, shkarkoi Açkën dhe i propozoi Kuvendit emrin e Ina Zhupës për zëvendësimin e saj si kryetare e Komisionit të Edukimit.

Flutura Açka mashtron publikisht/ Jep dorëheqjen pasi e

Ky ndryshim është pasqyruar edhe në rendin e ditës të Kuvendit për të premten.

Flutura Açka mashtron publikisht/ Jep dorëheqjen pasi e

Pasi zëvendësimi i saj u vu në rendin e ditës, Flutura Açka luajti me kartën e dorëheqjes. Ajo doli me një status në rrjetet sociale dhe tha se ka ikur vetë.

Megjithatë, dokumenti zbulon të vërtetën, nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por për shkarkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.