E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Si ndodhi shpërthimi në karburant? Shoferi i plagosur i autobotit shmangu tragjedinë
Lajme

DETAJET/ Si ndodhi shpërthimi në karburant? Shoferi i plagosur i autobotit shmangu tragjedinë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e ndodh mesditën e sotme në një pikë karburanti në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Mësohet se shkak për shpërthimin ku mbetën të lënduar dy persona, menaxheri, Miklovan Çollaku dhe shoferi i autobotit, Myrti Kadiu, është bërë një shpërthim i valvulës së sigurisë në dhomën e nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Sapo kanë nisur flakët, shoferi i plagosur i autobotit, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë automjetin me benzinë nga vendi i ngjarjes, por duke qenë i lënduar ka humbur kontrollon dhe ka rënë në shkallët e një biznesi ngjitur me karburantin.

Këtë version ka pohuar edhe punonjësja e dyqanit ku përfundoi autoboti. Para mediave ajo ka thënë autoboti nuk përfundoi te shkallët e dyqanit për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi si duhej autobotin në tentativë për ta larguar.

Autoboti nuk përfundoi te shkallet nga forca e shpërthimit por pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, hipi prapë në makine për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim të madh dhe ngaqë ishte dëmtuar shumë nuk mundi ta nxjerrë autobotin nga karburanti por e keqdrejtoi dhe ra te shkallët ku ngeci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.