Dhuna ndaj minatorëve në Spaç, Braçe shpërthen ndaj Ilir Prodës
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të dhunës nga Policia e Shtetit ndaj minatorëve në Spaç, të cilët po protestonin për kushtet e papranueshme të punës. Në një postim të fortë, Braçe e ka cilësuar ndërhyrjen e forcave të rendit si një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe një abuzim të pushtetit.
Sipas Braçes, protestuesit, të cilët ishin pjesë e sindikatës së minatorëve, kishin të drejtë të shpreheshin për të drejtat e tyre, ndërsa policia nuk kishte kompetencën për të ndërhyrë në një organizim të tillë. Deputeti ka kritikuar ashpër sjelljen e uniformave të Ilir Prodës, duke e quajtur atë një akt të papranueshëm në një shtet demokratik, ku liritë dhe të drejtat e individëve duhet të mbrohen.
Reagimi i plotë:
SPAC, MIREDITE, DJE;
KJO SJELLJE E POLICISE SE SHTETIT,
POLICEVE TE CAKTUAR NE TE, ESHTE E PAPRANUESHME!
Shkel rende-ne kete rast me duar, kembe e nje goje te shthurur KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE!
Ne te thuhet qarte:
NENI 50- TE PUNESUARIT KANE TE DREJTE TE BASHKOHEN LIRISHT NE ORGANIZATA SINDIKALE PER MBROJTJEN E INTERESAVE TE TYRE TE PUNES.
NENI 51, PIKA 1- E DREJTA E TE PUNESUARIT PER GREVE QE KA TE BEJE ME MARREDHENIET E PUNES, ESHTE E GARANTUAR.
I gjithe konflikti ne minieren e bakrit ne SPAC, ka lindur se pronaret turq nen kontrate me shtetin per shfrytezimin e asaj miniere, NUK DUAN PERFAQESIMIN E PUNETOREVE NGA NJE SINDIKATE E LIGJSHME!
Kush jane kete qe duan tu mohojne minatoreve nje te drejte kushtetuese?
Ne ane tjeter, ne kushtet kur SHQUPERIA ka nevoje uleritese per PUNETORE, kjo sjellje brutale e POLICISE ndaj punetoreve eshte E PATOLERUESHME!
Ne cilesine e KOMISIONIT qe mbulon edhe PUNEN E PUNESIMIN ne KUVEND, i kerkoj policise te mos cenoje qofte edhe nje punetore te vetem fizikisht-sic ka bere dje;
I kerkoj INSPEKTORIATIT TE PUNES te shkoj ne SPAC-kete here jo per dreke pune, por per te garantuar te drejtat e pinetoreve!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



