E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DIBËR/ Postoi video në “Tik Tok” duke bërë “drift” në dëborë ….
Lajme

DIBËR/ Postoi video në “Tik Tok” duke bërë “drift” në dëborë ….

Policia e Dibrës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e “benzit”, i cili qarkullonte duke kryer manovra të rrezikshme në zonë të banuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve  dhe përdoruesve të tjerë të rrudhës.

3666666

Ishte vetë shoferi që bëri video dhe e publikoi në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa përveç shoqërimit ai u gjobit me masë ndëshkimore 40 000.

Njoftimi:

Dibër

Nuk respektoi udhëzimet e Policisë për të vendosur zinxhirë në gomat e automjetit  dhe qarkullonte duke kryer manovra në dëborë në zonë të banuar duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe përdoruesve  të tjerë të rrugës, si dhe bëri video dhe e postoi  në rrjetin social “Tik-Tok”,  Policia shoqëron në Komisariat dhe ndëshkon me masë administrative drejtuesin e automjetit.

Patrulla e Policisë Rrugore, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit E.T, sëbashku me automjetin e tij, e kanë ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112,  çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.