Katedralja e Nantës në Francë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mediat atje shkruajnë se zjarrëfikësit janë ende në Katedrale dhe po punojnë për të gjetur shkakun e flakëve. Ka qenë punonjësja e një furre buke ajo që ka parë shtëllungat e tymit që dilnin nga pjesa ballore e Katedrales dhe ka lajëmruar menjëherë autoritetet.
Zjarri në Katedralen e Nantës vjen një vit pas një zjarri të madh në katedralen Notre Dame në Paris, e cila shkatërroi çatinë e saj.
Nuk është hera e parë që katedralja përfshihet nga flakët. Ajo u shkatërrua pjesërisht gjatë luftës së dytë botërore në 1944. Në 1972, një zjarr shkatërroi çatinë e saj. Ajo u rindërtua 13 vjet më vonë.



