E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diplomatja i bëri   letër “Sulltanit”  nga Stambolli, nxori të palarat e shërbimit  diplomatik
Sot

Diplomatja i bëri letër “Sulltanit” nga Stambolli, nxori të palarat e shërbimit diplomatik

Po qarkullon neper portale letra e një diplomateje e cila i drejtohet hapur kryeministrit per menyren e padrejtë, sipas saj, me anë të së ciles u hoq nga puna në emer të reformes në sherbimin diplomatik.
Po behet shumë ironi me stilin e saj emocional dhe ndoshta teper personal mirepo cili eshte faji i kesaj vajze?
Ajo po thote qe nuk ka miq, farefisni, s’ka dhene rryshfete dhe as trupin per t’u bere pjese e administrates. Kush mund ta kundershtoje qe keto jane kriteret e verteta per t’u punesuar ne administrate?
Ajo thote qe eshte socialiste qe nga dita e pare, mirepo kjo nuk mjaftoi. Duhet te kenaqte egot e drejtoreve me para ose kurveri perndryshe do flakej ne rruge. Po thote që konkurset jane fiktive dhe testimi në administratë inekzistent. Kush nuk e di kete ne Shqiperi? Cili socialist nuk e ka te qarte?
Ajo po i drejtohet në veten e parë kryeministrit sepse e di që eshte ai Sulltani që terheq çdo fije. Ajo nuk ka besim tek asnjë institucion, asnjë gjykate. Ajo para se të rreshtojë kualifikimet e veta rreshton faktoret që e bejnë besnike të partisë dhe të kryeministrit. Ajo fajin e shikon tek menaxhimi i nivelit të dytë, menaxhim i korruptuar dhe i pangopur, dhe per kete vendos t’i shkruajë drejtperdrejt Udheheqesit si i paperlyer, mbi palet dhe i perjetshem. Ajo nuk e sheh problemin tek Sistemi i kalbur dhe nepotik, por tek disa drejtorë. Ne stilin “mos e ka bere Mehmeti me kokë të vet se unë e Enveri nuk dimë gjë”.
Ajo eshte e bindur që vetem Ai të zgjidh çdo hall.
E kush nuk eshte?
Duhet falenderuar kjo vajzë së padashur i ka bere një radiografi të plotë menyres si funksionon sherbimi diplomatik dhe e ashtuquajtura reformë. Ajo eshte viktimë, si gjithe te tjeret, mirepo e kuptoi kete vetem kur e provoi në “zverkun” e vet./Lolita

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.