E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do ta shihni ç’do arrijmë”
Bota

“Do ta shihni ç’do arrijmë”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka deklaruar se vazhdon presioni i Turqisë në çështjen e Munbixhit dhe se brenda javës së ardhshme do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk ka asnjë ndryshim nga Turqia në drejtim të presionit për Munbixhin. Ne kemi shumë shqetësime në lidhje me atë që dëgjojmë nga Ankaraja, por tani qëllimi ynë është të ushtrojmë presion mbi DEASH-in dhe të vazhdojmë fushatën anti-DEASH. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar për shpërqendrimin e vëmendjes”, është shprehur Mattis, në një bisedë me gazetarët në zyrën për shtyp të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Shefi i Pentagonit ka theksuar se Turqia ka shqetësime legjitime dhe se po punojnë me Turqinë në nivele të larta politike e ushtarake.

“Turqia është një partner i NATO-s. Ky është i vetmi vend i NATO-s ku brenda kufijve të tij ka konflikte aktive nga PKK, e njohur si një organizatë terroriste. Ne jemi duke punuar për këtë çështje me Turqinë. Ata kanë shqetësime legjitime jo vetëm për PKK-në, por edhe se kufiri sirian do të kthehet në një fushë beteje për të cilën shkaktar është bërë Assad. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ta nga niveli më i lartë politik në nivelin ushtarak. Në mesin e javës së ardhshme do të takohem me ministrin e Mbrojtjes (Nurettin Canikli) në Bruksel”, ka theksuar Mattis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.