Doris Pack kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, i lë përgjegjësi OSBE
Eurodeputetja Doris Pack, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama për të vajtur në zgjedhje vendore më 30 qershor, duke mos respektuar dekretin e Presidentit.
Pack i ka konsideruar farsë zgjedhjet pa opozitën, që pritet të mbahen ditën e nesërme, ndërsa shton se nëse OSBE i vëzhgon ato, “e bën veten e saj bashkëpunëtore”.

“Në një vend demokratik, kryeministri nuk del kurrë kundër dekretit të Presidentit. Të shkretët qytetarë, kujt duhet t’i binden? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon, e bën veten e saj bashkëpunëtore”, ka shkruar ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



