E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja e SPAK: Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, por u shkarkua nga detyra
Lajme

Dosja e SPAK: Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, por u shkarkua nga detyra

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në dosjen hetimore  thuhet se Gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por më pas u shkarkua nga detyra.

Në dëshminë dhënë para SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosje sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë.

Po ashtu në dosjen e SPAK thuhet se me urdhër të Berishës, departamenti Antikorrupsion ushtroi kontroll në Komandën Mbështetëse. Kujtojmë se pas largimit të Qirjazit, emërohet në vend të tij, Xhemal Gjunkshi, i cili përfundoi procedurën e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.