Drejtoresha e bashkisë Tiranë Erinda Fino, i dha 140 MLN burrit të vartëses së saj

Erion Veliaj  me 9 drejtorë në SPAK për vjedhje, duket se i ka mësuar mjaft mirë drejtoreshat dhe drejtorët e tij që tenderat e bashkisë t’ua japin njerëzve të lidhur me ta.

Drejtoresha e Veliajt Erinda Fino jep 140 MLN pa garë për makina elektrike

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Erinda Fino, bjondja që deri në janar 2024 drejtonte Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ndërsa aktualisht është në krye të Tirana Parking, të dyja këto institucione në varësi të Bashkisë Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë ju bëmë me dije se drejtoreshë Erinda kishte harxhuar 140 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë makina elektrike në një tender të dyshimtë. Fituesi u shpall pa garë dhe futi në xhep një tufë me miliona pa u lodhur fare.

Bëhet fjalë për kompaninë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP në pronësi të Fabjan Diçi.  PUBLIK mëson se ky person është në fakt bashkëshorti i njërës prej vartëseve të Erinda Finos. Bëhet fjalë për Vilma Diçi e cila sipas është aktualisht shefe sektori në Tirana Parking.

Më parë ajo ka punuar me Erinda Fino kur kjo e fundit ka qenë në krye të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Pasi Erinda Fino kaloi në krye të Tirana Parking, mori me vete edhe të besuarit e saj, mes të cilëve Vilma Diçi, burrit të së cilës sapo i dha 140 milionë lekë pa garë.

Bashkë me Vilma Diçin mësohet se Erinda Fino ka marrë me vete në Tirana Parking edhe dy të besuar të tjerë të saj nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit,

Redion Çatri dhe Eduina Avdulaj.

Fituesi i tenderit Fabian Daçi është gjithashtu mik i ngushtë i Redion Catri dhe Eduina Avdulaj.

Me pak fjalë Erinda Fino i ka kaluar 140 milionë lekë të vjetra pa garë tek burri i vartëses së saj dhe askush deri në këto momente që po flasim, nuk e ka plasur brenda në ndonjë birucë.

Publikuar nga Publik Media