E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtuesit  e BE-së…shikoni si bien viktima të telefonatës, Juncker dhe Mogherini
Bota

Drejtuesit e BE-së…shikoni si bien viktima të telefonatës, Juncker dhe Mogherini

Një dyshe ruse që merret me rrengje, kanë mashtruar Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, duke i bërë të besonin se po bisedonin me kryeministrin e Armenisë.

Dy telefonatat, të cilat zgjatën rreth 10 minuta dhe 12 minuta respektivisht, u bënë ë muajin maj, menjëherë pasi Nikol Pashinyan u betua si kryeministër i ri i Armenisë.

Në anën tjetër të linjës, në vend të kryeministrit armen, ishin Alexey Stolyarov dhe Vladimir Kuznetso.

Çfarë thanë Juncker dhe Mogherini?

Biseda me Juncker

Telefonata me Juncker duket se është bërë më 9 maj, pasi i referohet vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit një ditë më parë, një masë që kreu i BE-së e quajti një “gabim” gjatë telefonatës.

“Ky është një shqetësim i madh për ne dhe për mua personalisht, sepse mendoj se ajo që bëri Trump dje, është një gabim i madh. “, tha Juncker.

“Ne si evropianë, po i përmbahemi marrëveshjes së Iranit: Franca, Gjermania, Britania dhe të tjerët, duke përfshirë edhe vetë Bashkimin Evropian, do i qëndrojmë asaj marrëveshjeje dhe ne nuk duam të destabilizojmë rajonin. Dhe duke qenë se Irani është fqinji juaj , ju keni interes më të lartë për të stabilizuar të gjithë rajonin, kështu që ne po punojmë në atë drejtim “.

Juncker iu referua sërish Trumpit, kur Stolyarov, duke pretenduar se ishte Pashinyan, tha se Armenia po ndiente presion nga SHBA-ja dhe kërkoi që BE të ndërmjetësonte.

Juncker u përgjigj: “Ne duhet t’ia shpjegojmë sërish botën Donald Trumpit, ai nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ne do të sigurohemi që ai ta kuptojë më qartë atë që po ndodh në Armeni”.

Kur Stolyarov tha se partia e tij politike kishte ndjerë “rezistencë nga Rusia”, Juncker i kërkoi atij të shihte përpara dhe të mbante lidhje të mira me qeverinë e Putinit.

“Ne nuk po kërkojmë të prishim marrëdhëniet tuaja me Rusinë. Është e rëndësishme që ju të bëni një takim me Vladimir Putinin, mendoj se më 14 maj ose diçka e përafërt do ishte mirë. Ai është një mik i imi, kështu që unë mund të flas me të kurdo që është e nevojshme, “thotë Juncker.

Të dy folën gjithashtu për dashurinë e Junckerit për muzikën armene dhe Stolyarov tha se një koncert u luajt nga grupi rock “Systemt of a Down”, këngëtari e të cilit është një armeno-amerikan, ndërsa pjesa e regjistruar e grupit dëgjohet në sfond.

Stolyarov përfundoi bisedën duke thënë se “ekipi Kardashian” do të donte të punonte në ministrinë e punëve të jashtme.

“Oh yeah, kjo është mirë,” tha Juncker.

Biseda me Mogherinin

Kur erdhi puna te Rusia, Mogherini, ashtu si Juncker, nuk u përfshi në debate rreth Federatës Ruse.

Kur Stolyarov i referohej presionit gjeopolitik të vendeve fqinje si Turqia dhe Azerbajxhani, si dhe nga Rusia, Mogherini tha se Armenia mund të mbështetej tek BE.

“Ju nuk jetoni në një mjedis të lehtë, por mund të mbështeteni te ne, pasi keni një mik të cilin mund ta llogarisni dhe tek i cili mund të mbështeteni. Është e vërtetë se është një rajon sfidues dhe përsëri jeni përballur me lloje të ndryshme presionesh dhe sfidash, por unë jam e sigurt, se mund të ketë një mënyrë për të zbutur tensionet dhe të përpiqen të gjenden qasje bashkëpunuese “.

“Gjithsesi, na llogarisni neve çdo herë për të diskutuar dhe gjetur një për të bërë përpara dhe duke bashkëpunuar shumë, shumë afër”.

‘Përmirësimi i procedurave tona’

Zëdhënësit e Juncker dhe Mogherini nuk e vunë në dyshim vërtetësinë e telefonatave kur u kontaktuan nga “Euronews”.

Zëdhënësi i Juncker tha: “Presidenti e do Armeninë. Kushdo që e telefonon atë, edhe në një ditë pushimi, ai është i lumtur të diskutojë për muzikën dhe kuzhinën e tij”.

Një zëdhënës i Mogherinit tha në një deklaratë me shkrim: “Ne kemi kontakte të rregullta me autoritetet armene. Mogherini kohët e fundit takoi kryeministrin e Armenisë, Pashinyan, javën e kaluar në prag të samitit të NATO-s.”

“Kur bëhet fjalë për mënyrën se si organizohen telefonatat, ne kemi procedura të qarta dhe ne vazhdimisht po përmirësojmë ato.” 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.