E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duan ta kthejnë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash”, Boçi thirrje qytetarëve të Elbasanit
Flash

Duan ta kthejnë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash”, Boçi thirrje qytetarëve të Elbasanit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ndotjes së këtij qyteti, pas metalurgjikut i është shtuar industria e re që falë politikave korruptive kursen energji duke mos ndezur filtrat dhe kështu merr jetë njerëzish.

Boçi shtoi se qeveria Rama ka “ngulur” në Elbasan një incenerator me planin që ta kthejë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash dhe që sipas tij kur ndizet e kthen Elbasanin në një krematorium.

Elbasani e kishte një ndotje historike. Metalurgjiku – me depozitimet nëntokësore të metaleve të rënda dhe me pluhurin e një shkretëtire industriale të mbetur rrënojë – ishte dhe është një kërcënim për shëndetin. Sëmundjet profesionale, gjymtimet e pakthyeshme të mushkërive, talasemia minor e shpërndarë masivisht, trepanocitoza dhe anemia, sëmundjet gjenetike etj., të gjitha flasin për urrejtjen me të cilën sistemi ndëshkoi Elbasanin.

Kësaj ndotjeje historike iu shtua industria e re, e cila falë politikave korruptive dhe zarfit nën dorë (që e paguan ende), kursen energji duke mos ndezur filtrat dhe kështu merr jetë njerëzish.
Sot, industria si kërcënim mjedisor – shëndetësor vjen e katërta pas inceneratorit, trafikut dhe ndërtimit.
Përvijues të së njëjtës filozofi të urrejtjes, qeveria Rama nguli në Elbasan një Incenerator me planin që ta kthejë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash – pikë pritjeje të importit të mbeturinave. Inceneratori i Elbasanit ishte Monstrumi i parë i një plani mjedisor makabër.
E mira është se e vërteta dalëngadalë po zbardhet. E keqja është se autorët, duke qenë në pushtet, duan të mbrohen duke shtyrë përpara një plan ku Elbasani konsiderohet ekologjikisht i vdekur dhe krejt i pavlerë.
Ndezja e Inceneratorit në kushtet siç është, e bën planin e tyre një realitet. Ata e dinë se inceneratori shpërndan gjerësisht kancer, si me tymin e djegies ashtu edhe me hirin e zjarrit. Ne e marrim këtë kancer nga ajri dhe nga ujërat, por tashmë edhe nga bimët e mbjella në Jagodinë, Kuqan dhe nga fusha më pjellore që kemi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.