Durrës, arrestohen 12 persona të një grupi kriminal
Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona.
Sipas policisë, mes të arrestuarve është edhe organizatori i grupit, 30-vjeçari F. A., i cili përveç akuzës kryesore “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, përballet edhe me një sërë veprash të tjera penale, duke përfshirë kontrabandën, fshehjen e të ardhurave, moslëshimin e kuponit tatimor, armëmbajtje pa leje dhe punësim të paligjshëm.
Të arrestuarit e tjerë janë: B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; si dhe M. K., 29 vjeç dhe V. Sh., 20 vjeç, të cilët akuzohen edhe për “armë të ftohta pa leje”.
Në kërkim vazhdon të jetë shtetasi B. M.
Gjatë operacionit Policia sekuestroi: 180 doza kokaine (100 gr); 620 doza kanabisi (1.25 kg); 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe municion luftarak.
Hetimet kanë zbuluar se grupi shpërndante lëndët narkotike në zona pranë shkollave të mesme në qytetin e Durrësit, duke funksionuar në formë rrjeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



