E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy eurodeputetët e korruptur mbeten nê burg
Bota

Dy eurodeputetët e korruptur mbeten nê burg

Duket se nuk ka liri për dy eurodeputetët e parlamentit europian të pëfshirë në skanadalin Qatargate.

Paraburgimi i eurodeputetës Eva Kaili dhe Marc Tarabella u zgjat të premten nga autoritetet belge.

Eurodeputetes greke Kaili, e cila u arrestua dhe u burgos në fillim të dhjetorit, i është zgjatur paraburgimi me dy muaj ndërsa homologu i saj belg do të dalë sërish para gjyqtarëve pas një muaji.

Të dy janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi për lobimin e paligjshëm të kryer nga Katari dhe Maroku në një përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e BE-së.

Të dy vendet i kanë mohuar me forcë pretendimet.

Avokati i Tarabellës, Maxim Töller, përsëriti në një deklaratë se klienti i tij është “një njeri i pafajshëm” dhe e quajti ndalimin e tij të vazhdueshëm si “të vështirë për t’u pranuar”.

Ai megjithatë e përshëndeti “si një lajm të mirë” vendimin për ta transferuar atë “në një burg më afër familjes së tij”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.