E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshime serioze se Rama dhe Soros pastrojnë eurot e zeza në Shqipëri!
Sot

Dyshime serioze se Rama dhe Soros pastrojnë eurot e zeza në Shqipëri!

Ky eshte rreziku me i madh qe po i kanoset Shqiperise. Renia e Euros ne keto nivele eshte tregues i nje fenomeni te frikshem qe po ndodh ne “underground”-in e ekonomise shqiptare. Une ekonomist nuk jam por ABC-ne e njoh sigurisht. Ne kohe fluksi emigrantesh eshte normale te bjere euroja, sepse kur shtohet sasia bie cmimi dhe paraja eshte mall si te tjeret. Sa me shume te kete prej nje malli aq me shume i bie cmimi dhe ky eshte rregull tregu. Problemi eshte se ketu po ndodh dicka e frikshme pasi renia e euros ne keto nivele eshte tregues i sasive te medha te parave te zeza te cilat vijne nga burime te jashtligjshme. Keto jane eurot e thaseve dhe te kamioneve qe vijne nga droga dhe nga trafiqet dhe ato nuk mund te injektohen ne ekonomi pa lejen e Shtetit. Renia drastike e euros pervecse qe shpartallon ato pak exporte qe kemi, godet edhe turizmin qe tani ka pikun dhe te gjitha prenotimet i ka ne euro. Ky fenomen rrezikon renien e Shtetit dhe te Demokracise, pasi nje prani kaq e madhe e parave te zeza qe qarkullojne jashte sistemit, kontrollojne te gjithe procesin politik ne vend dhe parate e thaseve dhe te kamioneve jane ato qe vendosin perfundimisht per te ardhmen e Shtetit dhe te sistemit politik. Kapja e Republikes prej parave te thaseve do te thote falliment dhe shkaterrim i cdo lloj shprese per ndryshime rrenjesore politike ne kete vend, pasi vullneti i sovranit te varfer eshte i pafuqishem per te konkuruar ndershmerisht me vullnetin e parave te krimit dhe te kokaines! Pike!/K.Osmani

Në një status të shkruar në rrjetin Facebook ish kryeministri Berisha ka folur per rrezikun e madh me te cilin po perballet ekonomia shqiptare sikurse ka shkruar per nivelin e frikshem ne te cilin po zbret euro me shpejtesi keto dite.

Statusi i plotë i Berishës:

Hidhen dyshime serioze per spekullime dhe larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama!

Miq, sot euro e helmuar nga narkoeuro pesoi ne Tirane renien e saj ne pikiate, me te madhen ne 12 vite, duke shenuar te premten e saj te zeze.

Iu bej thirrje Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore te ndermarrin me perparesi nje hetim te plote mbi shkaqet e verteta te gjendjes tejet te kercenuar te euros ne Shqiperi dhe te marrin masa te menjeheshme ndaj çdo spekullimi qe po trondit ne themel monedhen europiane dhe se bashku me te narkoekonomine e brishte te Shqiperise dhe sistemin e saj monetar.

Lexoni mesazhin e bankierit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punonjes i nje banke te kategorise se dyte. Ju keni ngritur me te drejte pasojat e demshme mbi eksportet prodhimin dhe ekonomine ne tersi te renjes dramatike te euros renje te cilen ju me te drejte qe ne filim e lidhet me kamionet e narkoeurove.
Banka e Shqiperise ndonse ka hedhur ne trege kamione me leke dhe ka blere mbi 1 miliard narkoeuro me qellim qe te parandaloj renjet e medha ka deshtuar ne perpjekjet e saja. Ne rrethet bankare flitet gjersisht se nje force madhore me fuqi shkatruese po nderhyne ne kuesine eurove me sasi kolosale te narkoeurove qe disponojne dhe ky eshte grupi i Soros dhe Edi Rames kontrollues kryesor te tregut financiar ne Shqiperi. Vendosa te ju shkruaj se ky grup me kete loje, spekullim dhe larje te kamionve me narkoeuro mund te çoje vendin drejte nje katastrofe financiare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.