E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E dogjën të gjallë me vajguri. 16 persona të arrestuar
Bota

E dogjën të gjallë me vajguri. 16 persona të arrestuar

Një studente 19-vjeçare në Bangladesh u dogj e gjallë vetëm sepse ngriti padi ndaj drejtorit të shkollës për përdhunim. Sipas dëshmisë së saj në polici, më 27 Mars drejtori i shkollës thirri Nusrat Jahan Rafin në zyrë dhe abuzoi seksualisht me të.

Ngjarja e rëndë shokoi familjen e saj, e cila vendosi ta mbështeste për të ngritur padi ndaj përdhunuesit, ndërsa aktivistë për të drejtat e njeriut dhe studentë u ngritën në protesta. Drejtuesi i shkollës bëri gjithçka që ajo të tërhiqte denoncimin, por nuk ia doli.

Disa ditë pasi ngjarja bëri bujë, Nusrat Jahan Rafi u kthye në shkollë për të dhënë provimet përfundimtare. Nga frika se mund të sulmohej nga persona pranë përdhunuesit, ajo mori me vete vëllanë e saj, por ai u ndalua të hynte në ambjentet e shkollës.

Personi që abuzoi me të kishte urdhëruar që 19-vjeçarja të vritej dhe ngjarja të dukej si vetëvrasje. Nusrat Rafi u tërhoq zvarrë nga një grup të rinjsh, të cilët e lidhën në çatinë e shkollës dhe e lyen atë me vajgur. Ata i kërkuan të tërhiqte denoncimin ndaj drejtorit të shkollës, por kur ajo refuzoi i hodhën vajgur dhe i vunë flakën.

Rafi mbijetoi dhe kur po transportohej për në spital përdori telefonin e vëllait për të regjistruar një video në lidhje me sulmin, ku tregoi emrat e personave që donin vdekjen e saj, ndërsa tha se do të luftonte deri në frymën e fundit që personi që abuzoi me të, të dënohej.

Katër ditë më pas ajo ndërroi jetë, por video-dëshmia e saj ka çuar në arrestimin e 16 personave që e dogjën. Ndërsa amanetin e saj për dënimin e përdhunuesit kanë marrë përsipër ta mbajnë aktivistë për të drejat e njeriut.

Klan Plus

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.