E fshiu tani! Kumbaro uron ish-ministrin e Kurtit, pastaj bëhet pishman
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, konfirmoi lajmin për emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit.
Në një postim në Facebook, Kumbaro e quajti këtë një “zgjedhje të goditur” nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke theksuar se Aliu është një funksionar i përkushtuar dhe një atdhetar me përvojë në sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Ajo e vlerësoi Aliun si personin më të përshtatshëm për të udhëhequr Portin e Durrësit, duke lidhur kështu vizionin për Durrësin si një portë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.
Megjithatë, postimi i Kumbaros u fshi disa minuta pas publikimit, duke lënë vend për spekulime mbi arsyet e këtij veprimi.
Reagimi i Mirela Kumbaros:
Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit!
Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë Zgjedhje e goditur Belinda Balluku Urime e me krahë të lehta!.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



