E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E nderuara Vlahutin, mos na deh dhe ti se  na tepron  “trullosja nga bari”
Uncategorized

E nderuara Vlahutin, mos na deh dhe ti se na tepron “trullosja nga bari”

Naim Noka

E dashur ambasadore !

A e keni vënë re se kryeministri shqiptar po lufton me seriozitet drogën dhe narkotikët ?  

A të duket se ai  është magjistar dhe një parashikues i  deklaratave të Brukselit për vendin tonë.  Kjo aftësi e tij, e ngjashme me dhuntitë “paranormale”,  të ndihmon zonja ambasadore.

A të duket se problematikën e  Brukselit,në fillim e parashikon Rama dhe më pas ta tregon në telefon pastaj përsëri ja kthen informacionin  Ramës. Pasi je kret e qartë  e nis me email ne zyrat e Brukselit.

Zonja Vlahutin, më në fund konstatove se Shqipëria ka problem të theksuar me kanabisin dhe  lufta kundër narkotikëve është një prej kushteve të vendit tonë për integrimin në BE.

Ironia  e “deklaratës”  që ra si rrufe në qiell të gjelbërt  ishte  brilante . Për dy vite  Shqipëria u kanabizua e tëra, por diplomatët kryesorë në Tiranë   nuk kishin parë asgjë fare.

Pse u kujtove vallë tani zonja Vlahutin? Për të ndihmuar pak Kryeministrin Rama në luften kunder hashashit ?!   

Task-forca  e ngritur po bën namin duke luftuar  hashashin; kapen 200 kg në  katunde të thella, ndërkohë  nga 23 tonë   drogë kapen në brigjet italiane të nisura nga Shqipëria.

Shqipëria ja doli  që për dy vite  të quhet “Vendi i Barit” .  Tonelata  kalojnë edhe në Kroaci, në vendin tuaj zonja Vlahutin

Ju i  keni bërë një nder të madh kombit tonë  zonja Vlahutin  duke zbuluar që këtu mbillet dhe kultivohet e trafikohet “bar” apo hashash në gjuhën e zakonshme.

 Ke  gati 4 vjet në Tiranë  në  një vilë të re në Sauk dhe ndoshta të ka” trullosur” era e hashashit , prandaj  vetëm kur kryeministri shqiptar foli, u bëre e gjallë  edhe ti.

 Edi Rama është i talentuar për shkrime dhe deklarata prandaj mos hezito t’i kërkosh ndihmë për ndonjë deklarate për situatën në  vend dhe kryesisht për reformimin e administratës publike.

Timonieri ynë  i ka  zët  dhe i urren fjalët  “kazan ”, “tepsi ” “gavetë”, prandaj dërgo një email në zyrën kryesore ne Bruksel dhe thuaj që u mundua shumë për të reformuar administratën publike , por ishte LSI dhe PDIU që kullufitën llokmat e bakllavasë së pushtetit  për 4 vite .

Informo eprorët se u  harxhuan  miliona euro nga BE dhe Brukseli,  por Rama ishte i detyruar nga LSI dhe PDIU  të anullonte ligjin e Administratës Publike të miratuar me konsensus  dhe bëri një të ri. Befas sahani i pushtetit u tha për 4 vite nga partiakë  dhe jo profesionistë. Ndërkohë mijëra nëpunës civilë fituan në gjykata  tona,rrogat  si pasojë e ‘reformës’ në 4 vite  të qeverisë Rama 1

Mos i informo për hollësira të parëndësishme ; se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka harxhuar miliona-euro për trajnimin e administratës, paratë e taksapaguesve europianë hidheshin në erë në konkurset fiktive në administratën në Shqipëri.Sigurisht nga vila në Sauk situata dukej shumë normale.

“Mola”  që ka gërryer  shtetin shqiptar është ujdia  me të dërguarit e  delegaciont të BE-së  duke bërë syrin qorr e veshin shurdh në maskaradën e korrupsionit dhe dështimin me sukses në 25 vite.

Konkurset fiktive në administratën në Shqipëri të paktën për këto 3 vite ke përgjegjësi ti zonja ambasdore edhe pse  nga vila në Sauk situata të dukej normale.

 Ti e di që Bashkimit Europian do të na japë prapë 30 milionë euro për reformimin e administratës nga taksat sepse e ka parë në ëndërr kryeministri.

Tani që tepsinë dhe sahanin e ka vetë  Rama  Brukseli do të japë euro për reformën në administratën publike, nga taksat e qytetarëve europiane, edhe të  kroatëve edhe pse miliona kanë përfunduar në një vrimë të zezë.

Duhet bërë edhe ndonjë punë ketej nga vendi i parajsës së ambasadorëve të BE-se dhe nepunësve të Brukselit. Na e bëni hallall për vështirësitë që keni hasur në vendin tonë…

E dashur ambasadore ndihmoje sa të mundesh kryeministrin Rama që të hartojë politikat e tij,  sepse tani e ka timonin dhe ‘tepsinë” vetëm !

Dikur shkonte në zyrë në mesjavë tek  Meta por tani nuk ka kush ta presë , prandaj do të lutem jepi një dorë të pastrojë administratën nga “bakllavistët”  e LSI dhe PDIU.

Një porosi të veçantë : shtoja pak fuqinë e  pushtetit  politik personal se më duket krejt i vetmuar tek po udhëheq  ‘vendin e barit”. 

Në vendin e shqipeve  shqiponja jonë  është trullosur nga “bari”,  prandaj  të lutem na i kurse e mos na deh dhe ti më me lajme  të tilla për hashashin  nga  vila e re në Sauk. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.