E rëndë në Golem/ Mbytet pushuesi nga Kosova
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem. Mësohet se në plazh është mbytur në det një person. Pushuesit thanë se qytetari është nxjerrë nga uji nga dy qytetarë dhe e ka marrë ambulanca.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e cila bën me dije se pushuesi i cili është mbytur është shtetasi me iniciale R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Golem, Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



