E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rrallë: Mësuesi i dhuron veshëkn nxënësit të tij, duke i shpëtuar jetën
Bota

E rrallë: Mësuesi i dhuron veshëkn nxënësit të tij, duke i shpëtuar jetën

Një nxënës i klasës së gjashtë mundi të fitonte një shans të dytë për të jetuar, pasi mësuesi i tij i dhuroi veshkën.

Kaden Koebecke ishte diagnostikuar me sëmundjen e veshkave që në moshën 2-vjeçare. Kur ishte vetëm 5-vjeç ai iu nënshtrua operacionit të parë, pasi i ati i dhuroi veshkën.

Por trupi i Kadenit e refuzoi organin e të atit brenda një jave, ndaj u vendos në dializë, e cila zgjati për rreth 10 vjet.

Gjendja e tij po përkeqësohej dita-ditës.

Në moshën 12-vjeçare mjekët thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.

Ata i paralajmëruan familjarët se do të ishte shumë e vështirë për të gjetur një veshkë që do ta pranontë trupi i Kadenit, pasi të parin e refuzoi.

Por mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar.

Kjo, për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç, raporton Klan.

44-vjeçari vendosi të bënte analizat dhe kur mësoi se mund t’ia dhuronte veshkën nxënësit të tij, ishte aq i lumtur sa vendosi t’ia jepte vetë lajmin familjes Koebecke.

Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses.

Kaden dhe Wilkinson do të qëndrojnë për pak kohë në spital derisa gjendja e tyre shëndetësore të përmirësohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.