E trishte, nje njeri dyshohet se e vret policia, kryministri ….
Klodian Tomorri
Nje qytetar vdes ne zyrat e Policise se Shtetit. Policia nuk denjon te bej asnje deklarate per te sqaruar ngjarjen. Qeverise as nuk i bie nder mend fare.
Ne nje vend normal, kryeministrin nuk duhet ta zinte gjumi perballe nje ngjarje te tille. Ai duhet te ishte i pari qe te kerkonte zbardhjen sa me te shpejte te asaj qe ka ndodhur dhe venien perpara ligjit te atyre qe kane pergjegjesi.
Dyshimet jane per vrasje nga policia. Por shteti dhe qeveria nuk kane kohe te merren me keto gjera sepse u duhet te mbrojne ministrin e brendshem nga skenari mafioz dhe grushti i shtetit.
E trishte. Shume e trishte. Kjo eshte nje nga ngjarjet me te renda, qe mund te ndodh ne nje vend demokratik. Por akoma me e tmerrshme eshte heshtja me te cilen po kalohet. Sikur te jete nje gje normale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



