E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vranë për hakmarrje vihen në pranga vrasësit e Elson Kalaverit
Lajme

E vranë për hakmarrje vihen në pranga vrasësit e Elson Kalaverit

Bëhet fjalë për 5 persona, mes tyre dy shqiptare. Operacioni i sotëm i quajtur “ Kanuni”, është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar që prej gushtit 2022 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Pizës dhe koordinuar nga Prokuroria Publike e Pizës, e cila bëri të mundur zbardhjen e vrasjes mizore të shqiptarit. 

Emri i një prej shqiptarëve të arrestuar është Shkëlzen Keqi. Ky i fundit Keqi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane. Mësohet se Keqi u arrestua teksa udhëtonte nga Thumana në drejtim të Tiranës. 

Kalaveri u vra një vit më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina në Pisa të Italisë. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar, që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.