E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon Luana! Kur mendon të bëhet nënë për herë të parë
Uncategorized

E zbulon Luana! Kur mendon të bëhet nënë për herë të parë

Kur themi Luana Vjollca menjehëre na vjen në mendje fakti se bukuroshja bjonde është një prej personazheve më të komentuara dhe më të përfolura të shoëbizit shqiptar. Jo vetëm prej faktit se është një nga moderatoret më seksi, po edhe për tentativat e saj në këndim.

Po ashtu prej kohësh ajo është përfolur për një lidhje me Kreshnik Çoçajn, të cilën derimë tani as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar. Madje prej diosa ditësh po flitet edhe për një dasmë mes tyre gjatë verës.

Prej disa javësh, ajo drejton një prej emisioneve më të sukesshme në Top Channel, “Shiko kush luan” në të cilin të ftuarit bëhen pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitur nga produksioni dhe ndonjëherë bashkohet me ta edhe vetë moderatorja.

Kështu ndodhi edhe në puntatën e kësaj të shtune. Ajo duhet t’ju përgjigjej pyetjeve që i bënin kundërshtarët, një prej të cilave ishte: kur mendon të bëhet nënë? Përtej shakasë, ajo u shpreh se kjo gjë do të ndodhë vetëm pas moshës 30-vjeç. Kështu që edhe për disa vite, Luana do t’i dedikohet karrierës.

(E.K/FAXWEB)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.