E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ed Sheeron thyen protokollin mbretëror, ndërkohë që Princi Charles po e dekoronte
Uncategorized

Ed Sheeron thyen protokollin mbretëror, ndërkohë që Princi Charles po e dekoronte

Ylli i muzikës pop Ed Sheeron, theu rregullat e protokollit mbretërore duke prekur Princin Charles në krah, në vend që thjesht të tundte dorën.

Pavarësisht se ishte një sjellje që tregonte dashamirësi, këngëtari i Shape of You e shtriu dorën duke e vënë në krahun e Mbretit të ardhshëm. Ed Sheeron u nderua nga Princi Charles me çmimin MBE në Pallatin Buckingham për kontributin e tij rreth gjashtë vite në muzikë.

Por 26-vjeçari dukej i pavendosur nga “gabimi i tij”, duke këmbëngulur se ai kishte pasur një bisedë të mirë me Princin e Uellsit.

“Ai më pyeti nëse po zhvilloja turne dhe i thashë se do të marr pjesë në një koncert në Nju Jork nesër dhe ai ishte mjaft i befasuar,” u shpreh ai.

Këngëtari mund të takojë përsëri Princin Charles vitin e ardhshëm, pasi Sheeran nuk e përjashtoi mundësinë e marrjes pjesë si përformues në  dasmën e princit Harry dhe Megan Markle.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.