Edhe Alketa Vejsiu hap dyert e shtëpisë, tregon atmosferën festive e luksoze
Muaji dhjetor sjell atmosferën festive në shumë shtëpi. Personazhët e showbizit kanë hapur dyert për të treguar se si i kanë zbukuruar shtëpitë e tyre me ngjyrat e festës.
Edhe moderatorja Alketa Vejsiu ka postuar disa foto në Instagramin e saj ku tregon se si e ka zbukuruar pemën e Krishtlindjes. Po ashtu ka zbuluar dhe një pjesë të shtëpisë së saj, e cila duket shumë luksoze.
Në këto ditë dhjetori ambienti bëhet më i ngrohtë nga ngjyra të ndryshme ku pema që ka zgjedhur Alketa është gjigande, ç`ka tregon se shtëpia e saj është e madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


