E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe shqiptarë të arrestuar për 161 kg drogë të kapura në portin e Selanikut
Lajme

Edhe shqiptarë të arrestuar për 161 kg drogë të kapura në portin e Selanikut

Policia maqedonase, në bashkëpunim me policinë greke, ka arritur të kapë kokainë të cilësisë së lartë me peshë 161 kilogramë në portin e Selanikut. Drogën kishin tentuar ta kontrabandonin shtetasit grekë, shqiptarë dhe maqedonas.

Ky sasi e lëndës narkotike u zbulua pasi trafikuesit ishin tashmë arrestuar në një aksion të kaluar.

Gjatë hetimit, u përdorën qentë nuhatës dhe mjete digjitale për të zbuluar vendndodhjen e kokainës. Drogën e kishin fshehur në dyshemenë e disa kontejnerëve që ishin përgatitur veçmas për këtë dërgesë. Gjithsej, 100 pako kokaine ishin fshehur në kontejnerë.

Hetimi u realizua në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.