E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama: LSI do te qeverise por nuk mban pergjegjesi per gjerat qe nuk shkojne mire
Uncategorized

Edi Rama: LSI do te qeverise por nuk mban pergjegjesi per gjerat qe nuk shkojne mire

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në intervistën e dhënë në emisionin “Opinion” Rama ka akuzuar partinë me të cilën qeverisi për 4 vite se nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për gjërat që kanë shkuar keq.

Sipas Ramës partia e drejtuar nga Ilir Meta ka ndarë pushtet dhe ka përfituar prej tij në fillim me PD dhe më pas me PS, por në fund ka drejtuar gishtin nga partia e madhe duke akuzuar se faji ishte i tyre.

Kreu i PS-së shkoi edhe më tej kur shpjegoi përse e kërkon ta ketë i vetëm qeverinë pas 25 qershorit. Për Ramën “LSI kërkon ta mbajë një dorë në timon dhe dorën tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”.

Gjatë gjithë kohës Rama ka ironizuar LSI-në me synimin e saj për të dalë forcë e parë. Rama tha se edhe marrëveshja me Bashën u bë pasi pa që në takimin e partive të vogla shkuan edhe krerët e partive aleate./lapsi.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.