Pasi Edi Rama i kishte “falur” për një muaj, apo maksimumi për tre muaj gjysmën e qeverisë kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha pa bërë asnjë ballafaqim elektoral. Dhe për më tepër i kishte dhënë “teknikisht” dhe këto, disa nga drejtoritë kryesore që përfliten për korrupsion në Shqipëri por që nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet, si OSHEE e energjisë, Hipoteka, Agrobiznesi por dhe Avokatin e Popullit dhe kreun e KQZ.
Për KQZ nuk ka dhënë mazhorancën për opozitën, por vetëm kryetarin. Të gjithë janë habitur nga lehtësia me të cilën Edi Rama e ka shkëmbyer pushtetin e tij me opozitën duke e futur në bashkëqeverisje, pikërisht një muaj para zgjedhjeve, në fund të mandatit kur ka marrë disa zotime, mes të cilave dhe vënia para drejtësisë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrave dhe zyrtarëve të korruptuar në 8 vitet e qeverisjes së PD. Por Rama ka treguar një lehtësi tepër të pashpjegueshme në marrjen e këtyre vendimeve. Ndërkohë që ai është kryetari i PS. Mund të kishte mbledhur kryesinë e PS, grupin parlamentar për të kërkuar një mendim. Ndoshta dhe aleatët për ta diskutuar, por meqë LSI dhe Meta ishin kthyer me kohë si predikues të marrëveshjes, ndoshta nuk e besonin se arrihej ndaj benin thirrje, nuk ka pasur pse të kërkonte mendim kur e kishte të deklaruar publikisht në të gjitha mediat. Basha, formalisht i pyeti aleatët, pyeti grupin, pyeti dhe “babain” e tij politik Sali Berishën.
Ndërkohë që propozimi i emrave nga ana e Bashës për postet teknike të ministrave, zv.kryeministrit por dhe për kreun e KQZ dhe Avokatin e Popullit, duhej të kishte dhe mendimin e mazhorancës, jo vetëm të Ramës. Pasi me gjithë diferencat që ndajmë për këto propozime, pasi ka brenda ish abuzues me pushtetin, ish avokatë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në abuzimet e tyre, njerëz që me vendim të gjykatës amerikane e kanë të ndaluar ti afrohen gruas së tij për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj, që akuzohen se kanë arsenal armësh në shtëpi, pra Rama duhej të ishte konsultuar me stukturat e PS. Ose së paku ti kishte kërkuar Bashës kandidatura alternative për secilin post, që të zgjidhte sikurse kishte deklaruar vetë kryeministri mes dy kandidatëve për një post teknik. Por Rama, pa pyetur askënd, me atë arrogancën që e karakterizon, është dakordësuar dhe menjëherë i ka dërguar kandidaturat në Presidencë, dhe sot përkthehen në Kuvend, në ministrat e rinj të qeverisë Rama-Meta-Basha.
Pra gjithë problemi është tek sjellja arrogante e përfaqësuesit të shqiptarëve në krye të qeverisjes, që ndonëse është kryeministri që vendos për kabinetin qeveritar, por kur është problemi për të bashkuar qeverinë me opozitën, duhen pyetur dhe përfaqësuesit e atyre që të dhanë mandatin për të qeverisur në vitin 2013. Dhe kjo kosto, është përballuar dhe po përballohet nga shqiptarët, të cilët paguajnë pa të drejtë arrogancën e liderëve të tyre, vendimet e gabuara të liderëve të tyre arrogantë. Një drame që ende vijon të luhet në kurriz të këtij vendi./pamfleti.com



