E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i ekonomisë Soko: Me ligjin e amnistisë fiskale do futen me miliarda euro
Lajme

Eksperti i ekonomisë Soko: Me ligjin e amnistisë fiskale do futen me miliarda euro

Soko ka theksuar në intervistë në Syri TV se, në këtë moment me këtë projekt-ligj do të kemi një operacion të mirëfilltë pastrimi parash e cila do të kapi një shkallë industriale, do të kemi ndoshta edhe miliarda euro që do futen te ekonomia e pastër dhe të bardhë.

Soko: Ky projekt-ligj mundëson pastrimin e parasë në shkallë industriale. Nëse kemi pasur deri tani raste sporadike të cilët kanë arritur të përfitojnë nga institucionet që merren me pastrimin e parasë, në këtë moment me këtë projekt-ligj do të kemi një operacion të mirëfilltë pastrimi parash e cila do të kapi një shkallë industriale, do të kemi ndoshta edhe miliarda euro që do futen te ekonomia e pastër dhe e bardhë. Që të mos hallakatemi, do të ketë pastrim parash. Shuma që është caktuar është vendosur e tillë. Ligji nuk thotë se paratë e realizuara nga krimi nuk lejohen të pastrohen apo të futen në sistem apo paratë e realizuara nga korrupsioni. Ligji thotë se çdo kush që ka para mjafton të mos jetë funksionar publik etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.